Biznes

Operatori i tretë në Greqi në shitje

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 25 Tetor 2019
0
Në një treg të dominuar nga marka Cosmote e Telekomit Grek OTE dhe Vodafone, të paktën katër grupe të huaja investimi kanë shprehur interes për të blerë Wind Hellas. Operatori i tretë në Greqi në shitje

Kompani të huaja kanë shprehur interes për të hyrë në tregun Grek të telekomunikacionit. Operatori i tretë më i madh në vend Wind Hellas është në shitje.

Në një treg të dominuar nga marka Cosmote e Telekomit Grek OTE dhe Vodafone, të paktën katër grupe të huaja investimi kanë shprehur interes për të blerë Wind Hellas ku 25% të aksioneve zotërohen nga Golden Tree Investment.

Aktualisht sipas burimeve Greke, kompania Iliad është pranë blerjes së kompanisë. Iliard është një kompani Franceze në pronësi të miliarderit Francez Xavier Niel i cili dy vite më parë hyri Itali dhe operon edhe në Francë nën markën Free Mobile.

Wind Hellas numëron 3 milionë abonentë përkundër 5 milionë të Vodafone dhe 8 milionë të OTE. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple nën hetim të Bashkimit Evropian

Tags >

Iliad
Lajmet e fundit>