Lajmet

Operatori Plus vazhdon sjelljen e ofertave atraktive për tregun shqiptar

Publikuar , 04 Mars 2011
0
Operatori Plus vazhdon sjelljen e ofertave atraktive për tregun shqiptar

Praktikisht, në momentin e rimbushjes të gjithë klientët do të kenë në llogarinë e tyre 100 lekë kohë komunikimi, 100 minuta dhe 50 SMS brenda rrjetit PLUS si edhe 50 MB. Kjo ofertë është e vlefshme si për klientët ekzistues të PLUS ashtu edhe për klientët e rinj, menjëherë pa patur nevojë që klienti të kryejë veprime të tjera shtesë.

Abonentët e PLUS nuk do të konsumojnë MB falas të internetit për Facebook, pasi PLUS ofron qasje në faqen e Facebook.com (si edhe m.facebook.com dhe facebook.com) falas, për të gjithë klientët me parapagesë.

Me PLUS klientët vazhdojnë të kenë mundësinë unike për të zgjedhur numrin e preferuar, shërbim ky i ofruar ekskluzivisht nga PLUS, me mjaft sukses në tregun shqiptar. Po kështu, PLUS vijon të jetë i vetmi në treg që mundëson tarifat më ekonomike, duke filluar nga 0.12 lekë/minutë dhe 1 lekë/SMS.

LEXO EDHE:  Gears 5 debuton më 10 Shtator

Lajmet e fundit>