Harduer

Oppo demonstron kamerën selfie nën ekran

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 26 Qershor 2019
0
Vetë sensori është më i madh sesa kamerat e zakonshme selfie duke rritur hapjen e tij. Hapësira e rezervuar për kamerën funksionon përmes prekjes dhe Oppo thotë se cilësia e ekranit nuk ndikohet. Oppo demonstron kamerën selfie nën ekran

Në vitet e fundit dizajni i smartfonëve është dominuar nga debati sesi do të rritej madhësia e ekranit dhe ku do të vendosen komponentë kritikë të cilët pengojnë zgjerimin e përmasave të ekraneve të telefonëve pa luajtur përmasat e vetë trupit të telefonit.

Një mundësi ka qenë integrimi i teknologjive si skanerët e shenjave të gishtërinjve apo kamerave dhe sensorëve ballorë direkt në ekran.

Skanerët dhe sensorët u integruan dhe sfida e ngelur ishte integrimi i kamerave nën ekran.Oppo

Oppo është një prej kompanive që më së shumti ka eksperimentuar me “notch” e ekraneve dhe kamerat selfie “pop-up” dhe ishte kompania e parë që demonstroi një kamër nën ekran pak javë më parë.

Tashmë kompania ka vendosur të japë më shumë detaje sesi kjo teknologji funksionon. Oppo thotë se ekranit përdor një material transparent të përshtatur i cili funksionon me një strukturë pikselësh të ridizajnuar në mënyrë që drita të hyjë në kamër.

Vetë sensori është më i madh sesa kamerat e zakonshme selfie duke rritur hapjen e tij. Hapësira e rezervuar për kamerën funksionon përmes prekjes dhe Oppo thotë se cilësia e ekranit nuk ndikohet.

Kompania u has me një tjetër problem. Kamerat nën ekran kishin cilësi të reduktuar të imazhit dhe probleme si mjegullim, reflektim dhe pasaktësi ngjyrash.

Për këtë Oppo ka zhvilluar një algoritëm i cili adreson këto probleme duke sjellë cilësinë në nivelin e “çdo kamere selfie sot në treg.”

Kur do të mbërrijë ky telefon? Oppo thotë se ka planifikuar lançimin e pajisjes me një kamër nën ekran në “një të ardhme të afërt.” Edhe në të kaluarën kompania demonstronte teknologji kohë përpara se të ishin të disponueshme.

LEXO EDHE:  Huawei thotë se sanksionet Amerikane do të kenë impakt të vogël tek të ardhurat

Flagshipi aktual, Oppo Reno me lenten e zmadhimit në formë periskopi është një shembull. Megjithatë për zhvillimin dhe komercializimin e këtij telefoni u desh më shumë sesa një vit. /PCWorld Albanian

Tags >

Oppo
Lajmet e fundit>