Harduer

OPPO demonstron teknologjinë e karikimit wireless të së ardhmes

Nga: PCWorld
Publikuar , 24 Shkurt 2021
Megjithatë demoja nuk tregon smartfonin duke u karikuar në një distancë. Kujtojmë se Xiaomi demonstroi një demo të ngjashme me Mi Air Charge por që karikimi vijon edhe në disa hapa më tutje. OPPO demonstron teknologjinë e karikimit wireless të së ardhmes

Gjatë Kongresit Mobil Botëror që po mbahet në Shangai, OPPO tregoi teknologjinë e karikimit wireless e cila ngjan me një ëndërr që të gjithë kemi: karikimin përmes ajrit.

Në një video të publikuar nga OPPO kompania tregon konceptin e telefonit OPPO X 2021. Në video kompania e ngre në një lartësi prej pak centimetrash smartfonin nga padi i karikimit wireless dhe telefoni vijon të karikohet.

Megjithatë demoja nuk tregon smartfonin duke u karikuar në një distancë. Kujtojmë se Xiaomi demonstroi një demo të ngjashme me Mi Air Charge por që karikimi vijon edhe në disa hapa më tutje.

Të dy teknologjitë përfaqësojnë avancime të jashtëzakonshme në teknologjinë wireless. Por OPPO ishte tepër i rezervuar me detajet ndërsa presim që të japë më shumë informacione dhe kur kjo teknologji do të përfundojë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Një teknologji e re premton të karikojë telefonët në 15 minuta

Tags >

Oppo