Harduer

Oppo do të prezantojë një telefon me kamër me zmadhim optik 10x

Publikuar , 14 Janar 2019
0
Pak javë më parë u spekulua se Oppo do të përdorte zmadhim optik 10x për modelet e ardhshme. Oppo do të prezantojë një telefon me kamër me zmadhim optik 10x

Kemi parë telefonë pafund me zmadhim optik 2x, një gjë e mundur falë një kamere sekondare. Por prodhuesi inovativ Kinez Oppo do të vendosë një standard të ri. Me zmadhimin optik 10x i cili nuk humb cilësinë e imazhit.

Telefoni me këtë kamër do të debutojë më 16 Janar shkruhet në ftesën e aktivitetit që do të mbajë për këtë ngjarje.

Pak javë më parë u spekulua se Oppo do të përdorte zmadhim optik 10x për modelet e ardhshme.

Dy vite më parë Oppo prezantoi teknologjinë e zmadhimit 5x në Kongresin Mobil Botëror por asnjëherë nuk u materializua.

Prandaj mbetet për tu parë nëse e njëjta situatë do të përsëritet me zmadhimin optik 10x. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Telefoni i ri i Oppo ka një kamër selfie 48-megapiksel të pazakontë

Tags >

Oppo
Lajmet e fundit>