Harduer

Oppo do të prezantojë telefonin me palosje në Shkurt të vitit të ardhshëm

Nov 29 2018
0 Shpërndarje
Megjithatë Oppo nuk është i vetmi në këtë lojë. Është raportuar se telefoni me palosje i Samsung, “Galaxy F” do të dalë në shitje në Mars për 1,770 dollarë. Oppo do të prezantojë telefonin me palosje në Shkurt të vitit të ardhshëm

Oppo tha ditën e Enjte se telefonin me palosje do ta prezantojë në Kongresin Mobil Botëror 2019.

Në Qershor Gizmochina raportoi se Apple ka patentuar disa dizajne telefonësh me ekran që palosen përfshirë edhe ato që palosen plot tre herë.

Megjithatë Oppo nuk është i vetmi në këtë lojë. Është raportuar se telefoni me palosje i Samsung, “Galaxy F” do të dalë në shitje në Mars për 1,770 dollarë.

CEO i Huawei, Richard Yu, konfirmoi muajin e kaluar se kompania e tij po punon në një telefon me ekran që paloset dhe lançohet në 2019-ën.

Lenovo dhe Xiaomi gjithashtu janë në këtë garë dhe kanë prezantuar në të kaluarën koncepte.

Duke pasur në konsideratë se Vivo, OnePlus dhe Oppo posedohen nga një kompani, nuk përbën çudi nëse e shohim të tre markat me një telefon të tillë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>