Harduer

Oppo Find X mund të bëhet telefoni i parë me 10GB RAM

Sep 27 2018
0 Shpërndarje
Kështu ai do të ishte telefoni i parë me këtë sasi RAM edhe pse ka pasur spekulime se një lëvizje të ngjashme ka përgatitur edhe prodhuesi tjetër Kinez Vivo. Oppo Find X mund të bëhet telefoni i parë me 10GB RAM

Autoritetet rregullatore Kineze zbuluan atë që mund të jetë telefoni i parë me 10GB RAM.

Bëhet fjalë për një variant të Opppo Find X i cili do të ketë 10GB RAM sipas dokumenteve të TENAA, autoriteti i cili merremt me certifikimin e telefonëve përpara se të dalin në shitje.

Kështu ai do të ishte telefoni i parë me këtë sasi RAM edhe pse ka pasur spekulime se një lëvizje të ngjashme ka përgatitur edhe prodhuesi tjetër Kinez Vivo.

Gjithashtu sipas TENAA varianti i ri Oppo Find X do të ketë 256GB memorie të brendshme.

Për ta vënë në perspektivë kujtojmë se Galaxy Note 9 është një prej flagshipëve me kapacitetin më të lartë të RAM-it n treg.

Telefoni më i mirë i Samsung vjen në dy variante me 6 dhe 8GB RAM ndërsa Galaxy S9 ka vetëm 4GB RAM. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>