Lajmet

Oppo lançon flagshipin Reno me zmadhim optik 10x

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 10 Prill 2019
0
Megjithatë nuk ka mjaftueshëm hapësirë për teknologjinë 3D Face ID dhe në vend të saj Reno ka shtuar skanerin e shenjave të gishtërinjve nën ekran. Oppo lançon flagshipin Reno me zmadhim optik 10x

Oppo prezantoi ditën e sotme flagshipin më të fundit, modelin Reno. Është pajisja e parë e kompanitë me harduer me të vërtetë të rangut të lartë nga modeli Find X i vitit të kaluar.

Vjen me procesor Snapdragon 855, kamër 48-megapiksel dhe zmadhim optik 10x. Dhe sigurisht nuk ka një “notch”

Reno ka një kamër selfie “pop-up” të pazakontë i cili bën të mundur ekranin pa “notch”. Kur Find X kishte një mekanizëm slide për kamerën selfie, Reno ka mekanizimin “pop-up” në vend të saj.

Megjithatë nuk ka mjaftueshëm hapësirë për teknologjinë 3D Face ID dhe në vend të saj Reno ka shtuar skanerin e shenjave të gishtërinjve nën ekran.

Telefoni vjen në katër ngjyra dhe dy versione: Reno dhe Reno 10x Zoom Edition. I pari ka ekran 6.4-inç OLED, procesor Snapdragon 710 dhe kamër super të gjerë dytësore ndërsa i dyti ka ekran 6.6-inç, Snapdragon 855 dhe zmadhim optik 10x me kamerën e tretë.

Të dy telefonët kanë NFC dhe teknologjinë VOOC 3.0 të karikimit të shpejtë.

Reno standard kushton 450 dollarë për 6GB RAM/ 128GB memorie, 490 dollarë për 6GB RAM/ 256GB memorie dhe 540 dollarë për 8GB RAM/ 256GB memorie.

10x Zoom Edition kushton 600 dollarë për 6GB RAM/ 128GB memorie, 670 dollarë për 6GB RAM/ 256GB memorie dhe 710 dollarë për 8GB RAM/ 256GB memorie. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  A është ky telefoni Oppo me kamër me zmadhim optik 10X?

Tags >

Oppo
Lajmet e fundit>