Harduer

Oppo nuk mjaftohet me kornizat minimale të ekranit të telefonit duke i hequr plotësisht

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 29 Korrik 2019
0
Surpriza tjetër ishte se edhe Vivo është duke zhvilluar një teknologji të ngjashme ndërsa mbetet për tu parë cili do ta sjellë në treg i pari. Oppo nuk mjaftohet me kornizat minimale të ekranit të telefonit duke i hequr plotësisht

Ka kaluar vetëm një vit që kur Vivo dhe Oppo, dy prodhues të vegjël Kinezë sollën telefonët e parë me ekran të plotë pa notch dhe tashmë kanë vendosur të shtyjnë më tutje me një lloj të ri ekrani të lakuar.

Ditën e sotme Oppo tregoi një pajisje prototip me ekran i cili shtrihet përtej kornizës anësore të telefoni me një përkulje 88 gradëshe në të dy anët.

Kur shihet ballazi, kornizat e anësore të ekranit të telefonit nuk vihen re fare duke i dhënë pajisjes një pamjen më cilësore sesa telefonët aktualë me ekrane të lakuara.

Përtej ekranit Oppo nuk dha detaje shtesë si specifikat, data e debutimit dhe më e rëndësishmja asnjë fjalë nëse ky telefon është sadopak rezistent ndaj rënieve.

Surpriza tjetër ishte se edhe Vivo është duke zhvilluar një teknologji të ngjashme ndërsa mbetet për tu parë cili do ta sjellë në treg i pari.

Sigurisht sot të gjithë janë në pritje të telefonëve me ekrane me palosje, diçka që Oppo e pranuar haptazi. Së fundit përflitet për një kamër të re nën ekran. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Konfirmohet, Oppo Reno Ace është telefoni me karikimit më të shpejtë në botë

Tags >

Oppo
Lajmet e fundit>