Lajmet

Opsioni i ri do ta bëjë më të lehtë ndjekjen e replikave në Twitter

Nga: PCWorld
Publikuar , 06 Maj 2020
0
Gjithashtu ka provuar të shtojë etiketa tek bisedat në cicërima. Gjatë muajit Shkurt lançoi një pamje të ngjashme me këtë për përdoruesit e iOS. Opsioni i ri do ta bëjë më të lehtë ndjekjen e replikave në Twitter

Twitter është duke testuar një ndërfaqe të re për bisedat dhe replikat në cicërima nga disa persona për ta bërë më të lehtë të identifikohet se kush po flet me kë.

Bazuar në një GIF të publikuar nga llogaria e suportit në Twitter, pamja e re shton disa vija të cilat të tregojnë se cila replikë i përket një cicërime dhe replike të caktuar.

Ky ndryshim është shumë i rëndësishëm për bisedat dhe replikat e gjata në cicërimat e Twitter. Platforma ka eksperimentuar prej kohësh me këtë ndërfaqe gjatë vitit të kaluar në prototipin Twttr.

Gjithashtu ka provuar të shtojë etiketa tek bisedat në cicërima. Gjatë muajit Shkurt lançoi një pamje të ngjashme me këtë për përdoruesit e iOS.

Duke qenë se është vetëm një eksperiment, funksioni i ri është i disponueshëm vetëm për disa përdorues në iOS dhe ueb dhe do të ofrohet gjerësisht vetëm nëse kompania mendon se është përmirësuar sa duhet. /PCWorld Abanian

LEXO EDHE:  Youtuberi më i paguar në 2019-ën është një fëmijë 8 vjeçar por sa fiton?