Lajmet

Opsioni i ri i Facebook ju jep qetësi në këto ditë izolimi

Nga: PCWorld
Publikuar , 10 Prill 2020
0
Nuk dihet saktësisht se çfarë njoftimesh do të bllokohen me modalitetin e ri por kompania thotë se disa njoftime rreth privatësisë duhet të dërgohen. Opsioni i ri i Facebook ju jep qetësi në këto ditë izolimi

Ditën Enjte Facebook prezantoi një opsion të ri për aplikacionin mobil të quajtur “Quiet Mode” i cili do të ndalojë çdo njoftim nga aplikacioni. Në momentin që e hapni aplikacionin do të lajmëroheni se “Quiet Mode” është aktive.

Nuk dihet saktësisht se çfarë njoftimesh do të bllokohen me modalitetin e ri por kompania thotë se disa njoftime rreth privatësisë duhet të dërgohen.

Opsioni “Quiet Mode” gjendet në panelin “Your Time on Facebook”. Rrjeti social thotë se opsioni i ri është pjesë e një përditësimi madhor që do të vijë në javët në vijim tek “Your Time on Facebook.”

Gjithsesi “Quiet Mode” tashmë është i disponueshëm në iOS ndërsa në Android do të vijë në muajin Maj. Funksionon manualisht por edhe mund të aktivizohet automatikisht me orare. Do të ndalojë çdo njoftim nga brenda aplikacionit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple bën lëvizjen e papritur për prodhimin e iPhone 12