Përdoruesit e Microsoft Office do të mund të bashkë-editojnë dokumentet e tyre duke përdorur platformën Google G Suite në pajisjet Android. Përditësimi i ri nga Google sjell mbështetjen për formatet .doc, .docx, xls dhe .ppt të cilat ngarkohen në suitën e aplikacioneve të Google
Deri më sot përdoruesit të cilët ngarkonin dokumentet e tyre Office në fillim duhej ti konvertonin në G Suite për ti bashkë-edituar.
Por me prezantimin e veçorisë së re nuk do të kërkohet më konvertimi i skedarëve. E gjitha që duhet të bëni është të importoni skedarët në G suite dhe ta ndani me miqtë dhe kolegët për të filluar të punoni bashkërisht.
Lajmi i mirë është se Google nuk do ta kufizojë këtë opsion vetëm tek përdoruesit e biznesit por ta ofrojë edhe për llogaritë personale. /PCWorld Albanian