Lajmet

Opsioni i ri i Spotify ju tregon se cilat janë këngët më të dëgjuara të shokëve tuaj

Dec 11 2014
0 Shpërndarje
Opsioni i ri i Spotify ju tregon se cilat janë këngët më të dëgjuara të shokëve tuaj

new_spotify_app.0Platforma Spotify i ofron përdoruesve një sërë opsionesh për të zbuluar muzikë të re. Ju mund të kontrolloni mes mijëra këngëve në stacione të ndryshme radiofonike, në play lista, albume etj.

Por së fundmi kompania ka shtuar një opsion të ri i cili mund të jetë i vetmi që ju duhet. Që nga ky moment Spotify do të shfaqë një listë të përditësuar vazhdimisht me top këngët që njerëzit që ju ndiqni dëgjojnë.

Të njëjtin opsion e ofroi dhe kohë më parë shërbimi Rdio. Në Spotify përdoruesit kanë qenë në gjendje të shikojnë përmbajtjet që publikonin miqtë e tyre, por kjo është hera e parë që ofrohet një opsion i veçantë që tërësisht shfaq një listë të personalizuar.

Për më tepër kur klikoni një album apo një kënge aty do ju tregohen dhe miqtë të cilët e kanë dëgjuar këtë këngë, por kjo karakteristikë është aplikuar dhe nga Rdio. Me anë të kësaj ideje novatore, Spotify ka në anën e saj një avantazh më të madh ndaj konkurrentëve si Rdio dhe Beats Music. Sipas kompanisë përditësimi i ri do të jetë i disponueshëm që nga dita e sotme për pajisjet me sistem operativ iOS dhe Android. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>