Lajmet

Opsioni i ri i Twitter i jep përdoruesve më shumë kontroll

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 21 Nëntor 2019
0
Karakteristika e cila është testuar më parë në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Japoni, është pjesë e përpjekjeve të Twitter për të pastruar përmbajtjet abuzive dhe për ta bërë platformën e rrjetit social më miqësor për përdoruesit. Opsioni i ri i Twitter i jep përdoruesve më shumë kontroll

Twitter Inc po lançon një karakteristikë të re për përdoruesit për të fshehur përgjigjet në cicërimet e tyre, për ti dhënë përdoruesve më shumë kontroll mbi bisedat e tyre në faqe.

Karakteristika e cila është testuar më parë në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Japoni, është pjesë e përpjekjeve të Twitter për të pastruar përmbajtjet abuzive dhe për ta bërë platformën e rrjetit social më miqësor për përdoruesit.

Gjatë testimeve, kompania zbuloi se njerëzit fshehin më së shumti përgjigjet që janë të pavend, jashtë teme ose bezdisëse.

Përdoruesit do të jenë përsëri të aftë të shikojnë dhe ndërveprojnë me përgjigjet e fshehura duke klikuar mbi një ikonë që do të shfaqet tek cicërimet.

Twitter gjithashtu do të kontrollojë përdoruesit të cilët e përdorin këtë karakteristikë, nëse ata duan të bllokojnë personin që përgjigjet. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  SHBA i ndalojnë hyrjen një studenti pasi i kontrolluan postimet në rrjete sociale

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>