Lajmet

Opsioni i ri në iPhone ju largon përdoruesve një shqetësim të madh

Nga: PCWorld
Publikuar , 10 Qershor 2020
0
Në të kaluarën iOS dhe iPadOS kanë lejuar shkarkimin e përditësimeve mbi rrjetet Wi-Fi por vetëm gjatë natës. Opsioni i ri në iPhone ju largon përdoruesve një shqetësim të madh

Apple po përgatitet për të lançuar iOS 13.6 dhe iPadOS. Pjesë e këtyre versioneve të iOS është një opsion i cili do tu largojë përdoruesve të iPhone dhe iPad një shqetësim të madh.

Përditësimet Automatike në iPhone, iPad ose iPod do të shkarkojnë automatikisht përditësimet e aplikacioneve kur jeni të lidhur me një rrjet Wi-Fi. iPhone automatikisht do të shkarkojë përditësimet kur lidhet në Wi-Fi.

Në të kaluarën iOS dhe iPadOS kanë lejuar shkarkimin e përditësimeve mbi rrjetet Wi-Fi por vetëm gjatë natës.

Tashmë nuk keni më nevojë të shkarkoni manualisht përditësimet por iOS do tu dërgojë një njoftim përpara se të vijë momenti për të shkarkuar përditësimet gjatë natës.

E thënë thjeshtë ju mund të zgjidhni të shkarkoni automatikisht përditësimet dhe kur dëshironi ti instaloni.

Opsioni i ri gjendet në Settings – General – Software Update – Customize Automatic Updates. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple bllokon jailbreak e fundit të iOS 13.5