Lajmet

Opsioni që do tu mbrojë nga gjurmimi i vendndodhjes nga Google

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 27 Qershor 2019
0
Kur e prezantoi funksionin e kufizimit të gjurmimit të vendndodhjes, Google tha se historiku i vendndodhjes do të bëhej më i mirë duke dhënë rekomandime më të mira. Opsioni që do tu mbrojë nga gjurmimi i vendndodhjes nga Google

Google po zbaton premtimin e dhënë duke ju lejuar të fshini automatikisht informacionet e aktivitetit dhe vendndodhjes.

Mjetet që e bëjnë të mundur këtë u lançuan në Android dhe iOS dhe është një mënyrë e thjeshtë për të kufizuar gjurmimin e vendndodhjes sonë nga Google.

Përdoruesit mund të zgjedhin për të fshirë të dhënat pas 3 ose 18 muajsh. Google gjithnjë argumentonte se të dhënat që grumbullon shërbejnë për ti bërë shërbimet më të mira.

Por jo të gjithë mendojnë kështu që Google të ketë mundësi të grumbullojë të dhëna personal pafundësisht të përdoruesve.

Kur e prezantoi funksionin e kufizimit të gjurmimit të vendndodhjes, Google tha se historiku i vendndodhjes do të bëhej më i mirë duke dhënë rekomandime më të mira.

Për të fshirë automatikisht informacionin e vendndodhjes duhet të vizitoni seksionin My ActivityGoogle Account dhe të klikoni mbi opsionin e ri “Choose to Delete Automatically,” në hapësirë e historikut të vendndodhjes.

Ju mund ti fshini këto të dhëna edhe manualisht. Debutimi i funksioneve të reja mund të marrë pak kohë dhe nuk do të jenë menjëherë të disponueshme. Megjithatë nëse dëshironi që ti ndaloni Google plotësisht grumbullimin e të dhënave, duhet ta bëni për disa shërbimeve individualisht deri tek YouTube. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Autoritetet Amerikane nisin hetim për të mësuar nëse çmimi rekord i Bitcoin vitin e kaluar ishte manipulim

Tags >

Google
Lajmet e fundit>