Harduer

Optoma P1 Laser është një projektor 4K për shtëpitë

Publikuar , 07 Janar 2019
0
P1 Smart 4K UHD Laser Cinema nuk është thjeshtë një projektor lazer sepse vjen me Amazon Alexa dhe Google Assistant. Optoma P1 Laser është një projektor 4K për shtëpitë

Projektori i fundit Optoma i bashkohet konkurrentëve të HiSense dhe LG me një projektor 4K.

P1 Smart 4K UHD Laser Cinema nuk është thjeshtë një projektor lazer sepse vjen me Amazon Alexa dhe Google Assistant.

Falë dy asistentëve mund të kontrollohet me zë. Gjithashtu vjen me audion NuForce Dolby Digital 2.0 të integruar.

P1 mund të projektojë një ekran 120-inç me fuqi shkëlqimi prej 3,000 lumens.

Gjithashtu është kompatibël me HDR10 dhe HLG.

Në shitje del në tre mujorin e dytë të vitit me çmim marramendës prej 3,000 dollarësh. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Pas Telekom Albania, grupi Grek mohon zërat për shitjen e Telekom Rumania

Tags >

Optoma
Lajmet e fundit>