Harduer

Ora 300 dollarëshe e Garmin mban bateri për 14 ditë

Oct 13 2018
0 Shpërndarje
Përtej “forcës” ora mund të monitorojë rrahjet e zemrës, kaloritë e djegura, hapat, distancën e përshkuar, nivelet e stresit dhe gjumin. Ora 300 dollarëshe e Garmin mban bateri për 14 ditë

Ditën e Premte Garmin erdhi me një produkt të ri, një orë inteligjente për entuziastët e aktiviteteve fizike.

Ora quhet Instinct dhe është ndërtuar sipas standardeve ushtarake për rezistencë ndaj përplasjeve dhe ujit.

Kapakët kanë në përbërje fibra të përforcuara polimeri dhe ekran i cili u reziston gërvishtjeve.

Ora vjen me GPS, GLONASS dhe Galileo dhe mund të gjurmojë vendndodhjen edhe në vende të shkelura.

Përtej “forcës” ora mund të monitorojë rrahjet e zemrës, kaloritë e djegura, hapat, distancën e përshkuar, nivelet e stresit dhe gjumin.

Sportet që mund të gjurmojë janë hiking, vrapimi, çiklizmi, noti, kayaking dhe skitë.

Kur lidhet me telefonin mund të njoftojë përdoruesin për e-mail-e dhe mesazhe me tekst.

Instinct ka 14 ditë jetëgjatësi bateri kur përdoret vetëm si sahat, 16 orë me GPS të ndezur dhe 40 orë me modalitetin e kursimit të baterisë.

Ora kushton 300 dollarë dhe është e disponueshme nga uebsajti i Garmin. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>