Harduer

Ora e ardhshme inteligjente e Samsung vjen me softuerin e Google

Nga: PCWorld
Publikuar , 18 Maj 2021
Prezantuar vitin e kaluar, 4100 është më efikas sesa çipet e kaluara sidomos në WearOS. Ofron 85% më shumë performancë ndërsa grafikat janë 2.5 herë më të shpejta. Ora e ardhshme inteligjente e Samsung vjen me softuerin e Google

Deri më sot Samsung është përpjekur të shmangë Wear OS në favor të Tizen OS për linjën e orëve inteligjente Galaxy.

Strategjia në fjalë mund të ndryshojë shumë shpejtë me Galaxy Watch 4 i cili raportohet se do të ketë sistemin operativ të Google.

Një raport nga SamMobile thotë se Galaxy Watch 4 do të ketë WearOS me ndërfaqen One UI 3.x. por Samsung do të shesë edhe modele me sistemin e vet operativ Tizen ndërsa kompania do të ruajë të njëjtën pamjen për të dy variantet.

Megjithatë spekulohet se Samsung do të braktisë Tizen përgjithnjë drejt fundit të këtij viti. Watch 4 vjen në tre modele të ndryshme dhe në zemër të tij do të jetë një çip Snapdragon Wear 4100 ose 4100+.

Prezantuar vitin e kaluar, 4100 është më efikas sesa çipet e kaluara sidomos në WearOS. Ofron 85% më shumë performancë ndërsa grafikat janë 2.5 herë më të shpejta.

Deri tani vetëm një orë ka debutuar me këtë çip dhe është TichWatch Pro 3. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Galaxy Z Fold 3 dhe Flip 3 po shëndërron në një hit

Tags >

samsung