Harduer

Ora e re e Fossil ka procesor dhe program të ri

Nov 8 2018
0 Shpërndarje
Veshja e quajtur Sport Smartwatch vjen në gjashtë ngjyra të ndryshme: gri, pink, kuqe, blu, jeshile dhe zezë së bashku me dy modele rripash, 41mm dhe 43mm. Ora e re e Fossil ka procesor dhe program të ri

Fossil prezantoi sot orën e parë inteligjente me çipin e ri Snapdragon 3100 dhe sistemin operativ të ridizajnuar Wear OS.

Ora e quajtur Sport Smartwatch vjen në gjashtë ngjyra të ndryshme: gri, pink, kuqe, blu, jeshile dhe zezë së bashku me dy modele rripash, 41mm dhe 43mm.

Ora vjen me sensor të shenjave të gishtërinjve, bateri 350mAh, NFC dhe GPS.

Së bashku me të vinë të instaluara aplikacionet Spotify, Noolight dhe aplikacionet e emërgjencës.

Çipi i ri duhet të ofrojë jetëgjatësi më të mirë baterie kombinuar me përditësimin e sistemit operativ Wear OS.

Fossil Sport Smartwatch do të shitet për 255 dollarë. /PCWorld Albanian

Tags >

Fossil
Lajmet e fundit>