Harduer

Ora e re e Xiaomi ka nevojë të karikohet vetëm dy herë në muaj

Nga: PCWorld
Publikuar , 30 Shtator 2020
0
Xiaomi nuk specifikoi saktësisht se çfarë softueri ka ora të instaluar, por thotë që është i përshtatshëm me iPhone iOS 10 dhe më lartë dhe Android 4.4 dhe më lart. Ora e re e Xiaomi ka nevojë të karikohet vetëm dy herë në muaj

Xiaomi sapo prezantoi disa telefonë të rinj dhe së bashku me ta një orë të re Mi Watch i cili duket produkti më interesant ndër të gjithë.

Nuk ka gjysmën e çmimit të modelit të vitit të kaluar, një klon i Apple Watch, por diçka më e ngjashme me familjen e Google WearOS apo Garming.

Ende quhet Mi Watch. Pajisja e re ka nevojë të karikohet vetëm dy herë në muaj sipas Xiaomi dhe përmban plot 117 modalitete fitnesi.

Xiaomi nuk specifikoi saktësisht se çfarë softueri ka ora të instaluar, por thotë që është i përshtatshëm me iPhone iOS 10 dhe më lartë dhe Android 4.4 dhe më lart.

Ora ka një sensor monitorimi të oksigjenit në gjak, funksione të gjurmimin e stresit dhe gjumit dhe sensor për matjen e rrahjeve të zemrës. Ekrani i Mi Watch ka një shkëlqim maksimal prej 450 nits dhe vetë ora peshon 32 gram.

Supriza e madhe është çmimi prej 99 eurosh dhe do të shitet në Evropë. Në kontinent përveç orës do të vinë edhe disa telefonë të rinj si Mi 10T Pro me ekran 6.67-inç 144Hz.

Mi 10T Pro ka kamër të pasme 108-megapiksel me video 8K dhe do të shitet për 599 euro ndërsa detajet e plot ai elaborojmë një artikull tjetër. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple publikon versionin 13.5 të iOS dhe iPadOS