Harduer

Ora inteligjente e re e Huawei me dy javë jetëgjatësi baterie refuzon sistemin operativ të Google

Oct 16 2018
0 Shpërndarje
Samsung dhe FitBit gjithashtu kanë zgjedhur të ndërtojnë sistemet e tyre operative dhe një prej arsyeve të largoi Huawei nga Wear OS është jetëgjatësia e baterisë e cila duhet të jetë më e mirë me LiteOS. Ora inteligjente e re e Huawei me dy javë jetëgjatësi baterie refuzon sistemin operativ të Google

Veshja elektronike më e fundit e Huawei debutoi ditën e sotme krahas Mate 20 dhe Mate 20 Pro dhe është një orë inteligjente pa sistemin operativ Wear OS të Google.

Watch GT vjen me sistemin operativ të Huawei të cilin kompania e quan LiteOS.

Lëvizja është një goditje e rëndë për Google dhe platformën e kompanisë e cila është lënë pas dore edhe nga vetë kjo e fundit.

Samsung dhe FitBit gjithashtu kanë zgjedhur të ndërtojnë sistemet e tyre operative dhe një prej arsyeve të largoi Huawei nga Wear OS është jetëgjatësia e baterisë e cila duhet të jetë më e mirë me LiteOS.

Huawei thotë se kjo orë mban bateri prej dy javë me një karikim të vetëm.

Ekrani 1.39-inç OLED ka një kornizë prej qeramike dhe xham DLC (diamon like carbon).

Watch GT ka gjithashtu GPS dhe monitor të rrahjeve të zemrës. Ashtu si me telefonin e ri, ora Watch GT vë në shënjestër pjesën e tregut të dominuar nga Samsung.

Çmimi i saj fillon nga 199 euro për versionin sport deri në 249 euro për modelin klasik. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>