Harduer

Ora inteligjente e Samsung vjen më 4 shtator

Publikuar , 18 Gusht 2013
0
Ora inteligjente e Samsung vjen më 4 shtator

SamsungSipas një raporti, ora e zgjuar Galaxy Gear e prodhuar nga Samnsung, pritet të dal muajin e ardhshëm, konkretisht më 4 shtator.

Pajisja e cila ju jep mundësi të kryeni telefonata, iu jep mundësinë të dërgoni e-mail dhe të kërkoni në ueb.

Kjo ore inteligjente e prodhuar nga Smasung vjen një javë para prezantimit të iPhone-it të ri nga Apple.

Pavarësisht se Apple akoma nuk ka konfirmuar detaje mbi eventin, kompania pritet të prezantojë një iPhone me kosto të ulët të quajtur iPhone 5C. Sipas disa raportimeve kompania Apple gjithashtu po punon edhe për prezantimin e orës së saj të zgjuar.

Kompania Samsung, por edhe raportet që kanë dal deri tani akoma nuk kanë prezantuar çmime apo specifika të tjera teknike mbi orën inteligjente, përveç faktit që nuk do të ketë një shfaqe të qëndrueshme. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Samsung publikon një video ku testohet mekanizmi i palosjes së Galaxy Fold

Lajmet e fundit>