Harduer

Ora inteligjente e Xiaomi është identike me Apple Watch

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 29 Tetor 2019
0
Ajo hyn nën markën Mijia të pajisjeve IoT të Xiaomi dhe vjen me një procesor Qualcomm Snapdragon Wear 3100 dhe Wi-Fi, GPS, NFC plus eSIM në mënyrë që të realizoni thirrje përmes saj. Ora inteligjente e Xiaomi është identike me Apple Watch

Ndërsa Xiaomi po përgatitet për të prezantuar telefonin me kamër 108-megapiksel më 5 Nëntor, kompania gjithashtu zbuloi detajet e orës inteligjente të ardhshme e cila duket shumë familjare me një tjetër.

Detajet ende mungojnë por Xiaomi postoi një foto zyrtare të orës në rrjetin social Weibo.

Ajo hyn nën markën Mijia të pajisjeve IoT të Xiaomi dhe vjen me një procesor Qualcomm Snapdragon Wear 3100 dhe Wi-Fi, GPS, NFC plus eSIM në mënyrë që të realizoni thirrje përmes saj.

Të gjitha këto janë paketuar në një orë thuajse identik me dizajnin e Apple së bashku me kurorën në anën e saj. Nuk është veshja e parë elektronike e Xiaomi sepse kompania shet pajisje të ngjashme si Mi Band 4.

Por është tentativa e parë e kompanisë në botën e orëve inteligjente dhe në varësi të çmimit mund të provojë një konkurrent i denjë për Apple Watch. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Kupa e Botës e Fortnite përjashton 1,200 lojtarë hileqarë

Tags >

Xiaomi
Lajmet e fundit>