Harduer

Ora inteligjente e Xiaomi sfidon Apple Watch për gjysmën e çmimit

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 11 Qershor 2019
0
Sistemi operativ Android Wear është i përshtatur sipas stilit të Xiaomi ndërsa funksioni EKG premton monitorim të rrahjeve të zemrës për 24 orë me radhë. Ora përdor një kartë SIM elektronike për të ofruar konektivititet 4G. Ora inteligjente e Xiaomi sfidon Apple Watch për gjysmën e çmimit

Dominimi i Apple është testuar nga Xiaomi i cili ka udhëhequr shitjet e orëve inteligjente vitin e kaluar por ka alternuar mes vendit të dytë dhe të parë këtë vit për shkak të performancës së fuqishme të Apple Watch.

Sot markat e orëve inteligjente të Xiaomi, Huami, prezantoi Amazfit Verge 2, një orë inteligjente me trup prej qeramike, funksionalitet EKG, dhe valë celulare 4G/LTE me gjysmën e çmimit të Apple Watch.

Ndryshe nga ky i fundit i cili përbëhet nga alumini me elektrodë prej qeramike, Amazfit Verge 2, ka në përbërje qeramikë dhe zirkonium i cili sipas kompanisë kërkon 35 ditë për tu përpunuar.

Apple ofron modelet me trup prej qeramike vetëm për Series 2 dhe 3 të cilët shiten 10 herë çmimin e Verge 2. Huami ka përfshirë gjithashtu një ekran 454×454 piksel 1.39-inç AMOLED mbuluar në xham 2.5D duke të dhënë ndjesinë solide të orëve të Apple.

Ora e Huawei përdor procesorin Snapdragon Wear 2500, ka 4GB memorie, 420mAh bateri, GPS, NFC dhe Bluetooth 4.2. Amazfit Verge 2 është rezistent ndaj spërkatjeve me ujë me certifikimin IP68.

Sistemi operativ Android Wear është i përshtatur sipas stilit të Xiaomi ndërsa funksioni EKG premton monitorim të rrahjeve të zemrës për 24 orë me radhë. Ora përdor një kartë SIM elektronike për të ofruar konektivititet 4G.

Ajo kushton 188 dollarë për modelin më të shtrenjtë. Një variant special, Avengers Limited Edition, kushton 217 dollarë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Nga sot +383 bëhet kodi i vetëm telefonik në Kosovë, operatorët ndalojnë përdorimin e kodeve të huaja

Lajmet e fundit>