Harduer

Ora inteligjente LG G Watch do të jetë rezistente ndaj ujit dhe pluhurit

Publikuar , 23 Prill 2014
0
Ora inteligjente LG G Watch do të jetë rezistente ndaj ujit dhe pluhurit

Screen-Shot-2014-04-22-at-09.39.40-786x305LG ka lançuar një uebfaqe zyrtar për orën inteligjente që po vjen LG G Watch. Është ora e parë inteligjente me platformën Android Wear. Kjo uebfaqe përmban një sasi të vogël detajesh në lidhje me pajisjen e re teknologjike trupore të LG-së. Kjo orë do të jetë e disponueshme në dy ngjyra, e artë dhe të zezë. Kjo e fundit është vetëm një ngjyrëshe, e para është një material ngjyrash i miksuar të bardhe me të artë.

E dyta, ora inteligjente do të jetë rezistente ndaj ujit dhe pluhurit. LG thotë se përdoruesit do të kenë mundësi ti mbajnë këto pajisje për aktivitet jashtë shtëpisë si dhe në kushte të vështira, gjë kjo e cila tregon se qëndrueshmëria është një nga qëllimet parësore të kompanisë. Kompania gjithashtu flet për një ekran që nuk “fle kurrë”.

Ndërsa disa orë inteligjentë kërkojnë disa gjeste ose prekje për ti aktivizuar, mesa duket G Watch do të qëndrojë aktive. Ora inteligjente G Watch ka platformën Android Wear dizajnuar nga Google për pajisjet trupore teknologjike. I njoftuar muajin e kaluar, softueri ka për qëllim të integrohet tek orët e mençura dhe qendrat për njoftimet. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Hakerët Kinezë kanë interceptuar mesazhet diplomatike Evropiane

Tags >

LG
Lajmet e fundit>