Harduer

Ora inteligjente Ritot projekton pamjen në kyçin e dorës së përdoruesit

Publikuar , 15 Korrik 2014
0
Ora inteligjente Ritot projekton pamjen në kyçin e dorës së përdoruesit

ritotRitot është një orë e re inteligjente, e cila do të dalë në treg në fillim të vitit të ardhshëm. Kjo orë inteligjente është e ngjashme me orët e tjera të pranishme në treg për nga ana e funksionalitetit.

Ajo tregon orën, bën thirrje, dërgon mesazhe tekst, sjell njoftimet nga rrjetet sociale, jep informacione mbi motin dhe klimën. Ndryshe nga orët e tjera, Ritot ka një veçori shumë interesante. Kjo orë inteligjente shfaq të gjitha këto njoftime në kyçin tuaj të dorës.

Krijuesit e saj, Sport dhe Bracelet, sigurojnë përdoruesit që Ritot është plotësisht e sigurt për sa i përket shëndetit, dhe fuqizohet nga një projektor që bën që të shfaqen pamje me ndriçim dhe cilësi të lartë. Bateria e orës mund të ushqehet me valë dhe mund të zgjasë 150 orë dhe pajisja ka vetëm një buton me prekje.

Krijuesit deklarojnë se ora Ritot mbështet të gjitha gjuhët e globit dhe funksionon me pajisjet iOS dhe Windows Phone. Që të vijnë njoftimet nga telefoni, duhet të shkarkohet një aplikacion i posaçëm i orës Ritot. Kushton 120 dollarë dhe do të dalë në treg në shkurt të vitit 2015. (PCWorld Albanian)

[youtube id=”OfmReO31grA”]

LEXO EDHE:  Për Gjermaninë Huawei nuk përbën kërcënim

Lajmet e fundit>