Lajmet

Oracle ka përgatitur plot 147 arnime sigurie, 36 prej tyre janë për Java

Publikuar , 12 Janar 2014
0
Oracle ka përgatitur plot 147 arnime sigurie, 36 prej tyre janë për Java

oracle_java-100026145-largeOracle do të lançojë ditën e martë rreth 147 arnime sigurie që mbulojnë dobësitë e Java SE, databazës kryesore të ofruar nga kompania, aplikacioneve të biznesit dhe disa produkteve të tjera të ndryshme.

Sipas një njoftimi të publikuar në uebfaqen e Oracle gjatë kësaj jave, lançimi do të përfshijë 36 arnime vetëm për Java SE.

Ato janë shumë të rëndësishme pasi një pjesë e mirë e dobësive që do të ndreqen prej tyre mund të zbulohen nga çdo sulmues në rrejt pa qenë e nevojshme që të autentifikohen.

Rreth 25 arnime do të lançohen për produkte të ndryshme të katalogut Fusion Middleware të Oracle, përfshirë këtu WebCenter dhe GlassFish Server. Pjesa më e madhe e tyre i kushtohen atyre problemeve që mund të zbulohen në distancë pa qenë të nevojshme emri i përdoruesit dhe fjalëkalimi.

Rreth 16 arnime të tjera i dedikohen dobësive të softuerit që menaxhon zinxhirin e furnizimit të Oracle. 17 arnime i kushtohen aplikacioneve PeopleSoft, 5 të tjera janë për databazën e Oracle, 11 janë për Solaris OS dhe 9 prej tyre synojnë të ndreqin dobësitë e softuerit të virtualizimit të Oracle.

Sipas njoftimit, përveç 5 arnimeve për databazën Oracle, janë përgatitur edhe 18 të tjera për MySQL. Në lançimin e tij më të fundit gjatë muajit tetor, Oracle ka ofruar 127 arnime ku 51 prej tyre ishin për Java-n. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Pasuria e miliarderëve Kinezë arrin në 1.29 trilionë dollarë