Lajmet

Oracle: Përditësimi i Java-s vjen të martën

Publikuar , 14 Janar 2013
0
Oracle: Përditësimi i Java-s vjen të martën

Oracle është duke punuar në një përditësim për të adresuar një vrimë në softuerin e vet Java.

Ndërmarrja thotë që do të lëshojë një përditësim që do të arnojë 86 vrima në Java 7 gjatë ditës së martë.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare i Shteteve të Bashkuara tha që përdoruesit e kompjuterëve duhet të ndalin programin në shfletuesit e tyre sepse hakerët ishin duke përdorur një dobësi zero-ditore për të sulmuar sistemet kompjuterike.

Kriminelët ishin duke përdorur vrimën që në mënyrë të fshehtë të instalojnë maluer në kompjuterët e përdoruesit të cilët vizitojnë faqet e rrezikuara. Problemi, që prek Oracle Java 7 përditësimi 10 dhe më herët mund të lejojë një apletë të pabesueshme të Javas që të tejkalojë privilegjet e veta, pa kërkuar nënshkrim të kodit.

Java, që është duke funksionuar në 850 milionë kompjuterë, është një gjuhë kompjuterike që iu mundëson programuesve që të shkruajnë softuerë duke përdorur vetëm një bashkësi të kodeve për kompjuterët që përdorin Windows, Apple OS X dhe Linux.

Shfletuesit e internetit e përdorin atë për të pasur qasje në përmbajtjen në ueb dhe kompjuterët dhe pajisjet e tjera e përdorin atë për të mundësuar funksionimin e shumë programeve të tjera.

Në fakt, Java është aq shumë e pranishme sa që softueri është bërë një cak madhor për hakerët.

Sipas ndërmarrjes për siguri kompjuterike, Kaspersky Lab, vitin e kaluar, Java tejkaloi Adobe Reader si softueri i sulmuar më së shpeshti. Përdoruesit e Mac-ut nuk kanë arsye që të shqetësohen sepse Apple tashmë ka bërë largimin e shtojcave të Java-s nga shfletuesit për OS X.

Apple siç duket e mësoi një këtë gjatë vitit të kaluar, kur e vendosi në dispozicion një arnim të Java-s dhe si rezultat më tepër se 600,000 Mac ishin infektuar. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Gjysmë milion përdorues Android kanë shkarkuar maluerë nga Google Play Store

Java Oracle

Tags >

Java
Lajmet e fundit>