Lajmet

Oracle prezanton planet për mbështetjen e Microsoft Visual Studio 2012

Publikuar , 15 Gusht 2012
0
Oracle prezanton planet për mbështetjen e Microsoft Visual Studio 2012

Kompania Oracle po planifikon të ofrojë një version të ri të Oracle Developer Tools for Visual Studio i cili do të jetë kompatibil me Microsoft Visual Studio 2012.

Ky version i ri do të jetë i gatshëm 40 ditë pas datës së hedhjes në treg të Microsoft Visual Studio 2012.

Ashtu si edhe me versionet më të hershme të Visual Studio, Oracle ka bashkëpunuar ngushtë me Microsoft-in, edhe në këtë rast si pjesë e programit Visual Studio Industry Partner Program, për ta bërë të mundshëm këtë lançim.

Komuniteti zhvillimor i Oracle, Oracle.NET, numëron më shumë se 800,000 anëtarë. Me një mbështetje të zgjeruar nga Oracle, zhvilluesit e Visual Studio mund të kenë përparësi të plota në bazën e të dhënave dhe aplikacione të teknologjisë së serverit si RealApplication Clusters, porosi, menaxhim i thjeshtësuar i llojeve të avancuara si XML, SecureFiles.

Në qendrën zhvillimore OTN .NET Developer Center, zhvilluesit fillestarë dhe ata të avancuar mund t’i rrisin aftësitë e tyre të Oracle përmes tutorialeve hap-pas-hapi, artikujve teknike, videove etj. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Shfletuesi i ri i Microsoft do të funksionojë me shtojcat e Chrome

Lajmet e fundit>