Intervista

Orar.al një platformë e rezervimit të takimeve online

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 07 Shkurt 2020
0
Me një ekip i përbërë nga tre të rinj me eksperiencë në fushën e teknologjisë, programimit dhe marketingut si Jul Kreshpaj, Fabio Brahimi dhe Dilan Drenova, Orar flet në një intervistë për PCWorld Albanian rreth sfidave, avantazheve dhe objektivave të platformës. Orar.al një platformë e rezervimit të takimeve online

Orar është një platformë e rezervimeve të takimeve online e cila ka për qëllim të lehtësojë në mënyrë dramatike punën për bizneset duke krijuar komoditet edhe tek përdoruesit. Startupet ishte një prej finalistëve të edicionit të parë të akseleratorit Uplift Albania dhe pjesë e programit 6-javor të akselerimit. Më 20 Janar së bashku me 7 startupet e tjera prezantuan përballë një audience prej 200 vetash dhe një paneli prej investitorësh.

Me një ekip i përbërë nga tre të rinj me eksperiencë në fushën e teknologjisë, programimit dhe marketingut si Jul Kreshpaj, Fabio Brahimi dhe Dilan Drenova, Orar flet në një intervistë për PCWorld Albanian rreth sfidave, avantazheve dhe objektivave të platformës.

PCWA: Mund të na flisni pak për veten, studimet dhe ekipin pas Orar?

Po. Orar përbehet nga 3 veta, 2 prej te cilëve përfshire dhe mua vijmë me një eksperience ne fushën e teknologjisë kurse personi tjetër atë të marketingut. Konkretisht unë kam punuar për mbi 5 vite si zhvillues programesh nëpër disa kompani qoftë ato shqiptare apo të huaja. Rolet e punës ndër vite kane variuar dhe kanë shërbyer për të ndërtuar një set njohurish të forta në fushën e Software Engineering. Ndërsa Fabio, themeluesi tjetër i Orar ka kryer studimet për Matematike dhe Shkenca Kompjuterike dhe ka punuar në fushën e Machine Learning. Pjese e ekipit është edhe Dilani i cili vjen me një eksperience prej vitesh ne fushën e marketingut. Jam i bindur se kemi krijuar një ekip te forte dhe shume bashkëpunues i cili do na mundësoje te arrijmë qëllimet dhe vizionin tone.

PCWA: Pse mendoni se tregu ka nevojë për zgjidhjen që ofron Orar dhe në cilët sektorë është përqendruar?

LEXO EDHE:  Uplift Albania shpall sot fituesit e parë të programit 2-mujor akselerimit

Mendoj se digjitalizimi i shërbimeve në Shqipëri dhe në tregun ballkanas zakonisht vine më me vonese se në vendet e zhvilluara perëndimore. Rezervimi i takimeve online është njëra prej tyre e cila realisht ne vendet qe ekziston ka provuar te lehtësoje në mënyre drastike punën për bizneset dhe te krijoje komoditet tek përdoruesit. Sektorët ku jemi përqendruar fillimisht janë ai i bukurisë dhe shëndetësisë. Sipas statistikave Shqiptaret janë një popull që përkujdesen shumë për pamjen e tyre te jashtme dhe shpenzojnë një shifër te madhe (duke konsideruar te ardhurat mesatare ne Shqipëri) për shërbime e bukurisë. Nga ana tjetër vihet re një trend i turizmit shëndetësor dhe dentar në Shqipëri ku shumë të huaj vine për te kryer shërbimet përkatëse me çmime më të arsyeshme, por me një kualitet thuajse njësoj ne krahasim me vendet nga vinë.

PCWA: Mund të na përshkruani produktin Orar, si funksionon, përfitimet nga bizneset tek individët?

Nëpërmjet Orar biznesi do te mund te heq dorë nga telefonatat dhe çdo rezervim ditor ai mund ta kontrollojë dhe menaxhojë shumë lehtë nëpërmjet Orar. Gjithashtu ne u ofrojmë atyre statistika dhe raporte te vlefshme për ecurinë dhe shëndetin e biznesit. Nga ana tjetër individët mund të eksplorojnë shërbimin që ju duhet, shikojnë çmimet, përshtypjet e njerëzve të tjerë për atë biznes, foto te ambientit dhe mund të rezervojnë direkt në oraret e lira qe biznesi ka. Te dyja palët marrin mesazh rreth statusit te takimit.

PCWA: Aktualisht ku shtrihen shërbimet e Orar dhe cilat janë planet në të ardhmen?

Shërbimet e Orar shtrihen ne fushën e bukurisë dhe ato te klinikave shëndetësore, por ne te ardhmen mendojmë te fusim një game më të madhe te shërbimeve të cilat mund të rezervohen online

LEXO EDHE:  Tjetër kompani vihet pas blerjes së TikTok

PCWA: Disa statistika rreth përdorimit të platformës?

Platforma ka vetëm 2 jave qe është lëshuar ne treg dhe përgjatë kësaj periudhe janë regjistruar mbi 20 biznese dhe rreth 150 përdorues.

PCWA: Si realizohet mbështetja e platformës financiarisht?

Momentalisht mbështetja financiare bëhet me buxhet personal.

PCWA: Objektivat e ardhshëm të Orar?

Ne planin afatshkurtër objektivat janë mbarimi i aplikacionit mobile si dhe edukimi i pjesës më të madhe te tregut vendas, ndërsa ne planin afatgjate planifikojmë shtrirjen në gjeografi të tjera përveç Shqipërisë. Kryesisht targetimi është tregu ballkanas.

PCWA: Eksperienca e Orar në Uplift, si e përshkruani?

Uplift ka qenë një eksperience jashtëzakonisht e vlefshme për ne duke i tejkaluar pritshmëritë fillestare qe kishim. Procesi i mentorimit, i marrjes se përshtypjeve, këshillave dhe gjithë rrjeti i njerëzve qe kemi njohur ka qene disa nga pikat kyçe qe kemi fituar nga pjesëmarrja ne Uplift. Është një program i cili te ndihmon ne mënyrën e prezantimit, të gjetjes se investitorëve dhe identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve në peizazhin ligjor.

PCW: Çfarë mund të na thoni për sukseset dhe sfidat me të cilat është përballur Orar.al?

Sfidat janë te shumta duke qene se është një treg i paedukuar. Por mbizotërojnë ato lidhur me bizneset duke qene se janë mësuar për shumë vite të kryejnë biznes nëpërmjet telefonatave dhe e shikojnë si diçka shume të re kalimin e tyre online. Por, ne besojmë qe prezenca online është diçka e pashmangshme dhe do te vije patjetër. Prandaj ne u ofrojmë bizneseve support 24/7 për çdo lloje problematike lidhur me platformën ose kërkesa të veçanta qe ata kane. Për sa i përket sukseseve është shpejte për te folur, por një indikator i mire janë numri i lartë i interesit që ka në treg dhe përshtypjet e mira që kemi marrë deri tani. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  GameOn, një pasion i shndërruar në një pikëtakim të komunitetit "gaming" në Shqipëri