Harduer

Orëve inteligjente u shtohet identifikuesi i shenjave të gishtërinjve

Publikuar , 06 Qershor 2014
0
Orëve inteligjente u shtohet identifikuesi i shenjave të gishtërinjve

bigKohët e fundit kompanitë e telefonëve celulare janë të prirura drejt krijimit të telefonëve inteligjentë me sensorin e gjurmëve të gishtave. Pasi Apple prezantoi sensorin e gishtërinjve Touch ID për iPhone 5S, edhe kompani të tjera, si Samsung apo HTC e përfshinë këtë teknologji në pajisjet e tyre.

Kompania Synaptics që merret me krijimin e këtyre sensorëve ka njoftuar se sensorët e gjurmëve të gishtave do të vijnë edhe tek pajisjet që vishen, pra tek orët inteligjente. Shefi ekzekutiv i kompanisë Synaptics Rick Bergman deklaroi në një konferencë për shtyp se orët inteligjente, të cilat do të kenë këtë teknologji do të hidhen në treg vitin e ardhshëm. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Ora e re inteligjente e Samsung mat presionin e gjakut

Lajmet e fundit>