Blog

OSBE kundër nismës së AKEP për portalet online

Oct 18 2018
0 Shpërndarje
Ndërkohë gazetarët e rrjetit investigativ për Ballkanin, BIRN nuk i janë bindur urdhrit të AKEP që sipas tyre është në kundërshtim të veprimtarisë së këtij institucioni. OSBE kundër nismës së AKEP për portalet online

AKEP njoftoi se portalet të cilave iu kërkua të regjistrohen në QKR kanë reaguar pozitivisht, ndërkohë që OSBE u bëri thirrje autoriteteve shqiptare t’i rishikojnë këto masa, të shqyrtojnë të gjitha alternativat e mundshme për trajtimin e çështjes së shpifjes dhe të fillojnë një debat gjithëpërfshirës me aktorët relevantë të shoqërisë civile dhe medias.

“Shtetet nuk duhet të imponojnë regjistrimin e detyrueshëm për mediat online si parakusht për punën e tyre, gjë që mund të ketë efekt shumë negativ në lirinë e medias. Kjo praktikë, kur vihet në zbatim, mund të kufizojë ndjeshëm aksesin e publikut në burime të larmishme informacioni dhe pluralizmin e zërave, si edhe gërryen të drejtën e lirisë së shprehjes dhe të informimit online”, është shprehur Harlem Désir, përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias.

OSBE u bëri thirrje autoriteteve shqiptare t’i rishikojnë këto masa, të shqyrtojnë të gjitha alternativat e mundshme për trajtimin e çështjes së shpifjes dhe të fillojnë një debat gjithëpërfshirës me aktorët relevantë të shoqërisë civile dhe medias.

“Është tejet e rëndësishme që të sigurohet më shumë informacion rreth objektivave të saktë të masave të shpallura, si edhe për kriteret mbi bazën e të cilave janë përzgjedhur këto 44 faqe interneti”, shton Harlem Désir.

OSBE kërkon sqarime për bazën ligjore të kërkesës për publikimin e NIPT-it nga ana e këtyre faqeve interneti, si edhe për bazën ligjore për mbylljen e faqeve të internetit. Por AKEP thotë se sipas nenit 2, pika 5 e ligjit për shoqëritë tregtare, nëse tregtari ka një faqe interneti duhet të publikojë të gjitha të dhënat e njoftuara në QKR.

Ndërkohë gazetarët e rrjetit investigativ për Ballkanin, BIRN nuk i janë bindur urdhrit të AKEP që sipas tyre është në kundërshtim të veprimtarisë së këtij institucioni.

Kundër AKEP ka dalë dhe Partia Demokratike, e cila ka kërkuar zyrtarisht që të pezullohet urdhri. Kurse rrjeti BIRN këmbëngul në shkelje të Kushtetutës. /Top Channel

Lajmet e fundit>