Biznes

OTE konfirmon shitjen e Telekom Albania për 50 milion euro

Publikuar , 16 Janar 2019
0
OTE konfirmoi ditën e Mërkure zërat të cilat qarkullojnë prej kohësh në mediat Shqiptare për shitjen e Telekom Albania. OTE konfirmon shitjen e Telekom Albania për 50 milion euro

OTE konfirmoi ditën e Mërkure zërat të cilat qarkullojnë prej kohësh në mediat Shqiptare për shitjen e Telekom Albania.

Operatori i dytë më i madh në vend për nga numri i abonentëve është shitur për 50 milion euro tek kompania Bullgare Albanian Telecom Invest AD.

Kompania në fjalë kontrollohet nga aksioneri më i madh i Telekomit të Bullgarisë Spas Roussev dhe nga një investitor shqiptaro-bullgar me emrin Elvin Guri.

CEO i OTE e konsideroi shitjen e Telekom Albania një vendim strategjik. Shitja e Telekom Albania, ish AMC, vjen katër vite pas operatori vendosi të adoptonte markën e gjigandit Gjerman Deutsche Telekom.

Deri atëherë kishte qenë pjesë e grupit Cosmote i cili kontrollohej nga Telekomi Grek OTE.

Në muajin Tetor kompania bëri të ditur se kishte nisur procedurat e shitjes dhe në media u fol se ofertuesi më i madh ishte Telekom Srbija me 61 milion euro.

ALBtelecom, Telenor(PPF), Vivacom dhe një investitor Grek ishin gjithashtu në garë. Autoritetet Shqiptare u shprehën kundër një marrëveshjeje me Telekom Srbija duke thënë se nuk preferonin investime Serbe në sektorë strategjikë.

Kjo mendohet që është edhe arsyeja kryesore pse Telekom Albania u shit tek bullgarët.

Nga AMC tek Telekom Albania

Telekom Albania e nisi rrugëtimin në 1995 si një kompani shtetërore për tu privatizuar pesë vite më pas në 2000. Telekomi Grek OTE bleu 85% të aksioneve dhe kështu AMC u bë pjesë e markës Cosmote.

Në 2008-ën Deutsche Telekom bleu 25% të aksioneve të OTE dhe në 2009 u bë aksioneri më i madh duke rritur kuotën në 30%.

Kompania qëndroi nën markën AMC ashtu si të gjitha filialet e OTE në Ballkan. Atë kohë OTE zotëron 20% të aksioneve të Telekom Srbija të cilat i shiti për 380 milion euro Shtetit Serb.

LEXO EDHE:  Të tre iPhone e rinj të këtij viti do të kenë Face ID: Raport

Në 2015-ën një u duket se një epokë e re po fillonte për AMC-në. Në verën e atij viti u ribrandua në Telekom Albania ashtu si të gjitha operacionet e OTE me përjashtim të Cosmote në Greqi.

Të njëjtin fat pësoi edhe Telekomi i Rumanisë që u ribrandua nga Romtelecom në Telekom Albania.

AMC, tashmë Telekom Albania, filloi të ofronte shërbimet 4G po atë vit. Megjithatë fitimet e kompanisë nuk ishin ato të viteve të para.

Në 2017-ën të gjithë operatorët raportuan humbje dhe Telekom Albania nga operatori i parë për nga numri i abonentëve në 2007-ën tashmë ishte zëvendësuar nga Vodafone i cili në 2016-ën kontrollonte 51% të tregut për të rënë në 48% në 2017-ën.

Rënia e Telekom Albania është dëshmuar edhe nga tkurrja e investimeve. Në 2015-ën me hyrjen e 4G-së të tre operatorët investuan shuma të mëdha në infrastrukturë me Telekom Albania që kryesonte me 1,99 miliardë lekë ndjekur nga Vodafone me 1.44 miliardë lekë dhe ALBtelecom me 1,21 miliardë lekë.

Në 2016-ën pati rënie të ndjeshme në 783 milion lekë nga Telekom Albania, 938 milionë lek nga Vodafone dhe 344 milionë lekë nga ALBtelecom.

2017-ta vijoi me rënie për Telekom Albania në investime me 566 milionë lek të investuara. Sakaq Vodafone ka investuar plot 2,309 miliardë lekë ndërsa ALBtelecom vetëm 82 milionë lekë.

Të ardhurat gjithashtu reflektojnë të njëjtën situatë

Për herë të parë që nga vitimi 2001, fitimet e kompanisë por edhe rivalit kryesor Vodafone treguan vlera negative.

Në fund të 2017-ës tregu kishte 3,46 milion përdorues aktivë një rritje me 3% krahasuar me 2016-ën numri i thirrjeve dalëse ra me 2.6% ndërsa volumi i internetit të konsumatuar u rrit me 71.6%. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Përdorimi i telefonëve inteligjentë në errësirë, një prej shkaktarëve kryesor të humbjes së shikimit

Lajmet e fundit>