Lajmet

oTranscribe është një aplikacion i mirë për transkriptim

Publikuar , 19 Janar 2014
0
oTranscribe është një aplikacion i mirë për transkriptim

ku-xlargeUeb: Google Voice është një rrugë e mirë për të regjistruar dhe shkruar ndonjë pjesë të shkurtër të cilën e keni me zë, por kjo nuk është mënyra më e mirë për incizime të gjata të ndonjë interviste, apo ligjërate. Për këtë, një mjet i qëlluar mund të jetë oTranscribe, që është një aplikacion falas dhe me burim të hapur në ueb. Shtoni një Mp3 ose skedar të tipit WAV në oTranscribe dhe mund të filloni që ta lëshoni atë. Në këtë faqe ka një përpunues të fjalëve në dispozicion për të shkruar dhe çdo gjë ruhet automatikisht në memorien cache të shfletuesit tuaj – skedari juaj i tipit audio dhe teksti janë vetëm në ueb dhe asnjëherë nuk e lënë diskun tuaj të fortë.

Pjesa ndoshta më e mirë e kësaj faqeje është që mund të operohet tërësisht në të me një tastierë, që është gjë thelbësore për të transkriptuar. Për shembull, ju nuk dëshironi që të lëvizni duart e juaja në mi për të rikthyer ndonjë pjesë të cilën nuk arritët që ta shkruani, ose ta dërgoni më përpara. oTranscribe e bën tërë këtë me shkurtesa në tastierë për të lëshuar/ndalur, rikthim në fillim, shpejtim, ngadalësim, formatim i tekstit (i trashur, i lakuar) dhe mundësia për të shtuar shenja për kohën në audio në të cilën ndodheni. Një gjë vërtet shumë e mirë e oTranscribe është që nëse e prekni butonin për pushim, ai automatikisht rikthehet për disa sekonda prapa kur e shtypni sërish butonin play. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Përditësim i fundit i Windows 10-ës dhimbje koke për përdoruesit

Lajmet e fundit>