Lajmet

Outlook.com tani mund të importojë e-maile nga shërbimet e tjera të postës elektronike

Publikuar , 18 Prill 2014
0
Outlook.com tani mund të importojë e-maile nga shërbimet e tjera të postës elektronike

mebbs28mcx1f2cl2rrigNëse jeni dashamirës i Outlook.com, por ende përdorni disa llogari të tjera për postë elektronike si Yahoo ose Gmail – ju mund të importoni postën tuaj elektronike dhe ta menaxhoni atë nga ndërfaqja e shkëlqyer e Outlook-ut.

Importimi për Gmail në fakt ka qenë i mundshëm prej kohësh, por tani Outlook mbështet shumicën e ofruesve të tjerë të e-mailave që e kanë të lëshuar IMAP-in. Për ta bërë këtë, shkoni tek seksioni Import Email Accounts tek opsionet e Outlook-ut dhe shkruani kredencialet tuaja. Jo vetëm që do ta mbajë e-mailin tuaj në një vend, por ju mund ta përdorni ndërfaqen e shkëlqyer të Outlook-ut për t’i menaxhuar të gjitha.

Kjo nuk duhet të ngatërrohet me mbështetjen për IMAP që është shtuar në shtator, që iu mundëson t’i qaseni inbox-it tuaj në Outlook nga aplikacionet e desktopit si Thunderbird. Në fakt, kjo ju mundëson që ta përdorni Outlook-un si klient elektronik postar për llogaritë e tjera që nuk janë nga Outlook-u. Klikoni këtu për të lexuar më tepër. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Kjo foto e planetit Saturn është shkrepur nga kamera e Galaxy S8

Lajmet e fundit>