Lajmet

Overwatch 2 debuton mes problemeve dhe sulmeve DDoS

Nga: PCWorld
Publikuar , 05 Tetor 2022
Blizzard zhvilloi lojën e re falas për tu luajtur për Nintendo Switch, PlayStation 4, PlayStation 5, Windows, Xbox One dhe Xbox Series X/S. Overwatch 2 debuton mes problemeve dhe sulmeve DDoS

Lançimi i Overwatch 2 u shoqërua jo vetëm me disa probleme të lojës por edhe me një sulm DDoS i cili nuk lejonte lojtarët të qasen.

Fansat raportuan se kanë ngecur në ekranin e hapjes duke marrë një mesazh gabimi pas një tjetri.

Madje vendosen edhe në radhës prej qindra lojtarësh e në disa raste mijëra ndërsa të tjerë përpiqen të kyçen.

Presidenti i Blizzard Mike Ybarra tha përmes rrjetit social Twitter se loja kishte probleme me serverin dhe po përpiqej të adresonte.

Në një tjetër cicërimë ai tha se loja është në një sulm DDoS duke shkaktuar rënie të lidhjeve.

Blizzard zhvilloi lojën e re falas për tu luajtur për Nintendo Switch, PlayStation 4, PlayStation 5, Windows, Xbox One dhe Xbox Series X/S.

Ajo reduktoi madhësinë e ekipeve nga 6 në 5 lojtarë dhe një ekip merr vetëm një tank. Gjithashtu sjell opsione të reja si mundësia për të vendosur një ping në vendndodhjen e armikut.

Serverët për versionin e parë të Overwatch dolën offline menjëherë pas lançimit. Përveç sulmit DDoS Blizzard duhet të adresojë edhe disa probleme nga sendet tek monedha. /GameWorld Albanian

LEXO EDHE:  Klasikja World of Warcraft: Lich King rikthehet më 26 Shtator