Vëzhgim

Padia për atë që kush e zotëron një llogari në Twitter shkon në gjykatë

Publikuar , 26 Dhjetor 2011
0
Padia për atë që kush e zotëron një llogari në Twitter shkon në gjykatë

Në një botë ku ndikimi i mediave shoqërore mund të nënkuptojë ndryshimin në mes të një shitjeje fitimprurëse dhe një tjetër thirrje e padobishme, mediat shoqërore për ndërmarrje të shumta kanë marrë një rol shumë domethënës.

Pyetja është: a mundet që një ndërmarrje të paguajë një punëtor për mediat shoqërore dhe nëse po, çfarë nënkupton kjo për punëtorët të cilët mjaft shumë janë duke postuar në Twitter, Facebook dhe Google Plus gjatë orëve të punës?

Një padi e paraqitur në korrik do të mund të ofronte disa përgjigjie.

Në tetor të vitit 2010, Noah Kravitz, që është një shkrimtar që jeton në Oakland të Kalifornisë, dha dorëheqje nga puna e tij në faqen e famshme për telefona celularë, Phonedog.com, pas gati katër vite pune. Faqja kishte dy pjesë – anën komerciale, që shet telefona, dhe një blog.

Kravitz filloi të shkruante në Twitter me emrin Phonedog_Noah dhe gjatë kohës ai kishte marrë 17,000 përcjellës. Kur ai u largua, PhoneDog i tregoi atij që ai do të mund të mbante llogarinë e tij në Twitter si shkëmbim për postime të rastit.

Ndërmarrja e pyeti atë për “të cicëruar në interesin e tyre nga koha në kohë dhe unë thash natyrisht, pasi që jemi duke u shkëputur në mënyrë të mirë,” tha zotëri Kravitz nga telefoni.

Dhe kështu që ai filloi të shkruajë si NoahKravitz, duke i mbajtur të gjithë ndjekësit e tij nën një trajtim të ri.  Por pas tetë muajve që kur Kravitz e la ndërmarrjen, PhoneDag e hodhi në gjyq, duke thënë që lista në Twitter ishte një listë e konsumatorëve dhe ishte duke i sjellur dëme prej 2.5 dollarë nga çdo përcjellës gjatë muajit dhe për tetë muaj i solli dëme prej 340,000 dollarë.

LEXO EDHE:  Kina mendon se Inteligjenca Artificiale tek armët luftarake është kërcënim për paqen globale

PhoneDog Media nuk pranoi që të komentonte për këtë artikull përveç kësaj deklarate: “Çmimet dhe burimet e investuara nga PhoneDog Media në rritjen e përcjellësve, dashamirësve dhe vetëdijes së brendit të përgjithshëm të vet përgjatë mediave shoqërore janë thelbësore dhe merren parasysh si pronë e PhoneDog Media L.L.C. Ne kemi për qëllim që në mënyrë të ashpër ta mbrojmë listën e konsumatorëve dhe informacionin e besueshëm, pronën intelektuale, markën tregtare dhe brendet tona.”

Kravitz tha që padia, e paraqitur në Gjykatën e Qarkut në qarkun jugor të Kalifornisë, ishte si shpagim për kërkesën e tij për marrjen e 15% të përfitimeve nga reklamat e faqes për shkak të pozitës së tij si një bashkëpunëtor vetjak dhe për shkak të pozitës së tij si video vëzhgues dhe bloger për faqen.

Padia do të mund të kishte degëzime më të gjera se sa në ndikimin vetëm në zotërinë Kravitz dhe ndërmarrjen.

“Kjo do të themelonte shembull në botën online, pasi që lidhet me zotërimin e llogarive të mediave shoqërore,” tha Henry J. Cittone, i cili është avokat nga Nju Jorku i cili merret me çështjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e pronës intelektuale. “Ne tashmë kemi pritur për të parë një rast të tillë pasi që shumë nga klientët tanë janë të shqetësuar për zotërimin e llogarive të mediave shoqërore duke reklamuar brendin e tyre.”/pcworldalbanian

 

Lajmet e fundit>