Vëzhgim

Paditet Apple për shkak të “tejngrohjes” së iPad

Publikuar , 29 Korrik 2010
0
Paditet Apple për shkak të “tejngrohjes” së iPad

Kur temperatura operuese e iPad arrin në një nivel kritik, ajo do të fiket në mënyrë automatike dhe do të shfaq një mesazh që paralajmëron përdoruesin që të lë pajisjen të ftohet para se ta përdor sërish. Ky është i njëjti paralajmërim që paraqitet edhe në iPhone dhe iPod Touch që fiken kur tejngrohen, ose pasi që mbeten nën ndikimin e drejtpërdrejtë të rrezeve të dielit.

Padia e ngritur nga grupi thekson se iPad “nuk arrin të kompletojë pritjet e konsumatorëve të krijuara nga Apple deri më sot, pasi që iPad nxehet shumë shpejtë nën kushte të zakonshme atmosferike”. Apple vendos temperaturën operuese të iPad në 32 shkallë celsius, kështu që nuk është vështirë të kuptohet se duke e përdorur pajisjen nën diellin e nxehtë të paraqitet tejngrohja dhe të tejkalohet limiti i temperaturës maksimale.

Problemi kyç duket të jetë me çështjen e pretendimit të Apple se “leximi në iPad është njëjtë si të lexosh një libër”. Ky pretendim sipas padisë është fals, sepse një libër i vërtet mund të përdoret edhe “nën rrezet e diellit apo kushtet tjera atmosferike” pa u fikur.

Shumica e pajisjeve elektronike mund të dëmtohen nga tejngrohja nëse pëdoren nën rrezet e diellit për periudha të gjata kohore, por jo shumë prej tyre kanë një aftësi për fikje automatike sikurse që ka iPad.

Paditësit janë duke kërkuar veprime për reagim ndaj premtimeve “false” të Apple si dhe po kërkojnë dëmshpërblim për “dëmet e vërteta”.

LEXO EDHE:  Galaxy S10, 5G, ekrane me palosje: Ja sesi Samsung do të rikthejë besimin tek smartfonët

Lajmet e fundit>