Biznes

Pagesat me kartë në dyqane rriten me 50% gjatë pandemisë

Nga: PCWorld
Publikuar , 04 Gusht 2021
Megjithëse ende vetëm një pjesë e bankave ofrojnë instrumente të këtij lloji, si pjesë e produkteve të e-commerce, tendenca e tyre është në rritje të qartë. Pagesat me kartë në dyqane rriten me 50% gjatë pandemisë

Numri i pikave të shitjes elektronike për pagesa online të ofruara nga bankat shqiptare ka arritur në 150. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se numri i terminaleve virtuale POS për përdorimin e kartave është rritur me ritme të shpejta pas pandemisë. Në fund të vitit 2019, bankat shqiptare raportonin 99 POS-e virtuale, ndërsa në fund të vitit 2020 numri i tyre arriti në 142.

Në tre muajt e parë të vitit 2020, bankat kanë shtuar edhe tetë terminale të tjerë të këtij lloji. POS-et virtuale janë terminale që mundësojnë pagesa me kartë nëpërmjet faqeve të internetit të bizneseve apo institucioneve të ndryshme. Megjithëse ende vetëm një pjesë e bankave ofrojnë instrumente të këtij lloji, si pjesë e produkteve të e-commerce, tendenca e tyre është në rritje të qartë.

POS-et virtuale një instrument i lidhur ngushtë me zhvillimin e tregtisë elektronike dhe kjo shpjegon rritjen me rreth 50% në periudhën pas pandemisë. Kufizimet drastike në lëvizje dhe në orarin e ofrimeve të shërbimeve i dhanë shtysë së fortë shitjeve në distancë dhe tregtisë elektronike në përgjithësi. Kjo ndikoi edhe në shprehitë e lidhura me pagesat. Shumë shqiptarë kuptuan se një pjesë të madhe të pagesave që i kryenin me para fizike mund t’i bënin shumë mirë përmes kartës bankare apo internet banking, pa kosto ose me kosto simbolike.

Përdorimi i kartave bankare për kryerjen e blerjeve direkte të mallrave apo shërbimeve vazhdon të rritet edhe këtë vit. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, për 5-mujorin 2020, shqiptarët kanë kryer mesatarisht rreth 2.43 miliardë lekë blerje çdo muaj nëpërmjet terminaleve POS (përfshi ato fizike dhe virtuale). Për vitin 2020, mesatarja mujore e transaksioneve kishte qenë rreth 2.1 miliardë lekë, çka tregon se rritja e përdorimit të kartave për blerje direkte vazhdon.

LEXO EDHE:  Makina e re Tesla fokusohet tek performanca

/Monitor