Lajmet

Paguaj rrymën me IPKO Visa Prepaid Kartelën

Publikuar , 05 Korrik 2010
0
Paguaj rrymën me IPKO Visa Prepaid Kartelën

Të gjithë poseduesit e IPKO dhe Raiffeisen Visa Prepaid Kartelës do të kenë mundësi, përveç mbushjes së celularit dhe transferimit të parave me SMS, gjithashtu të bejnë deponimin e rrogës së tyre në kartelë si dhe të paguajnë faturat e rrymës (KEK) me SMS, absolutisht falas.

Për më tepër, pagimi i faturave të rrymës (KEK) tani është bërë edhe më i lehtë. Të gjitha faturat e rrymës tani mund të paguhen me SMS në rehatinë tuaj, pa kurrfarë nevoje të pritet në radhë. Më shumë informata se si bëhet pagesa e faturës me SMS mund të gjinden në www.ipkocard.com.

Deponimi i rrogës në IPKO dhe Raiffeisen Visa Kartelë e bën qasjen e parave më të lehtë dhe më të shpejtë, si dhe u mundëson poseduesve të kartelës të maksimizojnë shfrytëzimin e të gjitha shërbimeve të kartelës. Poashtu, të gjithë personat që e deponojnë rrogën e tyre në IPKO Visa Prepaid Kartelë, do të kenë mundësi të fitojnë 500€, si pjesë e lojës shpërblyese.

LEXO EDHE:  Punëtorët e Telekomit paralajmërojnë bojkot të punës

Lajmet e fundit>