Biznes

Paguan 1,500 dollarë australianë për 2 iPhone, por merr 2 mollë

Publikuar , 05 Gusht 2013
0
Paguan 1,500 dollarë australianë për 2 iPhone, por merr 2 mollë

Paguan për 2 iPhone, por në vend të pajisjeve të vërteta merr 2 mollë. Sipas raportit të Herald Sun, një grua në Australi shkoi në faqen Gumtree për të blerë një çift të pajisjeve iPhone.

Më pas, ajo kishte arritur një marrëveshje me një grua e cila e thirri atë për të parë reklamën.

Ato e lanë që të takohen tek një McDondald periferik në Sunnybank të Birsbane. Të gjitha gjërat shkuan mirë dhe blerësja pagoi 1,500 dollarë australianë. Si produkt mori dy iPhone të ri që ishin në kutitë e tyre (Të paktën, këtë gjë ajo e mendonte). Por në këtë ngjarje tregohet që blerësja i ka besuar shitëses, duke mos shikuar fare brenda kutive, brenda të cilëve ndodheshin dy mollë, një në secilën kuti. Po, këto kuti ishin logo natyrale dhe jo pajisje.

Dikush mund të thotë se me çfarë kujdesi do të duhej që ato dy mollë të jenë vendosur në kutitë e iPhone. Në fakt, nuk është hera e parë që ndodhin mashtrime të tilla.

Në një transaksion privat për një produkt të Apple, një femër kishte paguar 180 dollarë dhe, pasi e kishte hapur, e kishte parë që ishte i prodhuar nga druri.

Të paktën e kishte një logo të Apple. Më pas, ishte një britanik që bleu një iPad prej 390 dollarësh në një park. Kutia ishte e mbushur me patate. Më pas, në Spartanburg, dy femra kishin paguar 250 dollarë për një laptop “letër”. Por ai të paktën kishte një spango të rrymës. Incidente të tilla duket të ndodhin vazhdimisht. (PCWorld Albanian)

apple

LEXO EDHE:  Telefonët Android nuk maten dot me Face ID e Apple prandaj kanë zgjedhur skanerët e shenjave të gishtërinjve nën ekran

Lajmet e fundit>