Softuer

Painter 11 ofron mjete artistike reale

Publikuar , 01 Shtator 2009
0
Painter 11 ofron mjete artistike reale

30 mjetet e reja artistike i japin programit për  Windows/OS X një arsenal krijues më të gjerë se kurrë me lapsa, pena, pastela, shkumësa dhe implementime të tjera të vizatimit.

Nëse keni një tabletë grafike Wacom Intuous apo Cintaq, mjetet reagojnë sipas këndit me të cilin vendosni penën. Shënuesit e Painter-it ju lejojnë të ndërtoni shtresa ngjyrash duke renditur penelatat.

Tipare të reja të ngjashme me Photoshop-in përfshijnë mbështetje për skedarë PNG, një mjet selektimi poligonal dhe mënyra të përmirësuara për të rrotulluar, zmadhuar dhe deformuar elementet. Ky version ka gjithashtu mbështetje më të mirë për të shkëmbyer imazhet mes Painter dhe Photoshop duke ruajtur të paprekura ngjyrat dhe shtresat. Në përgjithësi, ngjyrat mbeten të paprekura kur ruani dokumentet në formate të ndryshme dhe i printoni në shumë lloje materialesh.

Nëse doni të bëni art të vërtetë tradicional në një kompjuter, ju duhet Painter. Dhe nëse jeni një përdorues i Painter, i cili përdor po aq mirë një laps apo stilolaps sa dhe një furçë, atëherë ju duhet ky upgrade.

Shënim: Disa përdorues të Windows XP kanë raportuar për crash-e me versionin 11; unë nuk pata probleme të tilla gjatë testimit tim. Corel thotë se është në dijeni të problemit dhe po punon për një përmirësim.

 

LEXO EDHE:  Messenger Lite pasurohet me GIF të animuara dhe opsione vizuale

Lajmet e fundit>