Lajmet

Pajisja e dorës përcakton të pamurit tek të porsalindurit

Publikuar , 01 Tetor 2009
0
Pajisja e dorës përcakton të pamurit tek të porsalindurit

Kur lindin foshnjat para kohës, enët e tyre të gjakut ndodhë që të mos zhvillohen tërësisht, dhe enët abnormale kanë tendencë që të rrjedhin dhe të tkurren. Nëse kjo arrin shkëputjen e retinës, foshnjat mund të humbin pjesërisht apo tërësisht të pamurit.

Një pajisje e re e dorës, e zhvilluar pjesërisht nga inxhinierët biomjekësor pranë Qendrës Mjekësore të Universitetit Duke, përdor diçka të quajtur SDOCT (spektral domain optical coherence tomography) për të krijuar një imazh 3D të pjesës së prapme të syrit.

Oftalmologia Cynthia Toth nga Duke Eye Center, krahason procesin me inspektimin e formës së peshqve nga pjesa anësore e një akuariumi në vend se të shikohet përmes sipërfaqes së turbullt të oqeanit. “Harta 3D e rezolucionit të lartë shpalos shtresat e retinës në detaje të ndërlikuara “pothuajse në nivel qelizor”, thekson ajo.

Vetë teknologjia nuk është ndonjë risi. Kjo është iniciuar nga oftalmologët pranë Duke Eye Center, para më shumë se një dekade. “Por gjatë dy viteve të fundit, ata kanë filluar me zbulime të mëtutjeshme në aplikimin e kësaj teknologjie në ekzaminimin e sëmundjeve të retinës tek fëmijët. Avantazhet e fundit në OCT kanë inspiruar Joseph Izatt, një profesor për inxhinieri biomjekësore dhe oftalmologji pranë Duke, që të krijojë një pajisje të dorës që mund të fotografojë imazhe deri në 40 herë më shpejt sesa pajisjet e mëparshme OCT.

Pasi që është e dorës, pajisja mund të dërgohet tek foshnjat në ICU-në neonatale, dhe mund të përdoret pa prekur fare syrin e foshnjës. Duke mos pasur nevojë për transportim të foshnjave jashtë ICU-së është një hap i madh. Toth thekson, se tani formimi i imazheve po tregohet aq i suksesshëm, sa që është koha për të përcaktuar rolin e imazh formimit në vendimet e tretmanit.

LEXO EDHE:  Tesla do të mbulojë 100% të Evropës me stacione karikimi për makinat elektrike

“Tani jemi duke analizuar të dhëna prej më shumë se 20 foshnjave për të identifikuar sesi imazhet SC OCT nga RoP lidhen me ekzaminimet e zakonshme dhe me vendimet që marrim mbi tretmanin. Ne shpresojmë të mësojmë atë se çfarë shohim sot në syrin e foshnjës për të na ndihmuar në parashikimin sesi do të jetë në të ardhmen sëmundja dhe të pamurit” deklaroi Toth.

Lajmet e fundit>