Harduer

Pajisja GPS pa zbukurime nga Mio

Publikuar , 06 Tetor 2009
0
Pajisja GPS pa zbukurime nga Mio

Më pak se 1.9 cm i trashë, Moov S510  – bashkë me vëllanë e tij të vogël më pak të kushtueshëm, Moov S410 – paraqet një ndërfaqe mjaft praktike të quajtur Spirit, e cila ju lejon të eliminoni informacionet e panevojshme nga touchscreen-i i tij 4.7 inç, 480 me 272 pikselë. Lundrimi midis hartave dhe menyve përfshin prekjen e shigjetave dhe butonave të mëdhenj.
Opsioni i kthimit të tekstit në zë funksiononte mjaft mirë: vetëm dy herë pata vështirësi në kuptimin e emrave të rrugëve. Orientimi i korsisë ishte gjithashtu ndihmës dhe zakonisht i ndjeshëm. Një opsion i ri Explore tregon vendet e interesit pranë vendndodhjes suaj – një opsion i volitshëm kur filloni një udhëtim në një vend të huaj.
S510 nuk ka lidhje interneti të integruar, por mund ta lidhni me PC-në tuaj nëpërmjet një fishe USB  dhe të përdorni programin e përfshirë MioMore për të shkarkuar përditësimet. Për sa kohë nuk e keni problem ta bëni këtë sinkronizim herë pas here, S510 mbulon mjaft funksione elementare për një çmim të moderuar.

LEXO EDHE:  Kufjet Surface të Microsoft dalin në shitje më 19 Nëntor

Lajmet e fundit>