Harduer

Pajisja mobile Xbox e paevitueshme

Publikuar , 20 Korrik 2009
0
Pajisja mobile Xbox e paevitueshme

“Për ne, është çështje fokusimi në “kur”, për shkak se nëse ne do të përcillnim një mundësi mobile ose portabile, ne nuk do të kishim resurset dhe mundësinë për të bërë gjëra të menjëhershme me 1080p HD, Facebook, Twitter, Project Natal”, tha zëvendës presidenti i korporatës Microsoft Game Studios. “Dhe si pasojë e kësaj ne kemi zgjedhur të fokusohemi në eksperiencat e dhomës së ndejës prej një këndvështrimi harduerik, por ne do të ndërtojmë një shërbim në Live që, do të zgjerohet në platformat tjera. As mos e vëni në pikëpyetje këtë gjë”.

Sidoqoftë, Kim la të nënkuptohet se kompania është ende e pasigurt sesi të futet në tregun mobil.

“Si do të futemi ne në tregun mobil – a do ta bëjmë pajisjen tonë apo celularin tonë – kjo është një pyetje për vetë kompaninë – ose a do të vazhdojmë me rrugën e Windows Moible, që është një rrugë në të cilën qëndrojmë sot”.

Kim gjithashtu bëri të ditur se Microsoft “ka kuptuar” rëndësinë e “asaj pajisje” në jetën e njerëzve.

“Sa ma të vlefshëm që e bëjmë shërbimin Live dhe sa më shumë përmbajtje që shtojmë, e gjithashtu edhe shtojmë mënyra për tu lidhur me shokët përmes saj, ne do të kemi nevojë të sigurohemi se është në të gjitha platformat e rëndësishme të jetës së njerëzve” shtoi Kim.

Do të duhej të përmendej se thashethemet mbi një pajisje të dorës nga Microsoft së fundi janë paraqitur në Team Xbox, të cilët e përshkruanin njësinë si diçka në mes të platformave Xbox dhe Zune.

“Kur do të arrijë kjo pajisje, njerëzit do të thonë se është përgjigje e Microsoft ndaj iPhone, Nintendo DS, PSP, e kështu me radhë, por do të jetë mjaft e dukshme se kjo pajisje, softueri i saj dhe shërbimet, kanë qenë në zhvillim e sipër kaherë”, tha një burim për Team Xbox.

LEXO EDHE:  Një kompani Kineze ka ndërtuar një smartfon pa porta

Lajmet e fundit>