Blog

Pajisja që ndryshoi mënyrën sesi dëgjojmë muzikë mbushi 40 vite

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 02 Korrik 2019
0
40 vite më pas Walkman-et nuk janë aq popullore sa dikur, po ndryshimi që kjo pajisje solli në jetët tona është shumë më i dukshëm. Pajisja që ndryshoi mënyrën sesi dëgjojmë muzikë mbushi 40 vite

Bota ndryshoi më 1 Korrik 1979 ditën kur Sony prezantoi Walkman TPS-L2, luajtësin e parë në botë portativ të muzikës i cili do të revolucionarizonte mënyrën sesi dëgjojmë muzikë.

Radio portative silleshin prej kohësh, por me Walkman, dëgjimi i muzikës u bë privat.

40 vite më pas Walkman-et nuk janë aq popullore sa dikur, po ndryshimi që kjo pajisje solli në jetët tona është shumë më i dukshëm.

Ne nuk përdorim kaseta as CD më. Sot çdo pajisje mobile që marrim me vete mund të luajë muzikës dhe të ruajë me mijëra këngë apo të dëgjojmë nga interneti me mijëra të tjera.

Por ideja se mund të merrnit muzikën që dëshironi me vete pa idenë se të gjithë të tjerët përreth duhet ti “nënshtrohen” asaj filloi me Walkman.

Walkman ishte dizajnuar për muzikë. Kishte dy porta 3.5mm kufjesh dhe mund të dëgjonit së bashku me një mik.

Pajisja do të evoluonte përgjatë viteve duke sjellë një model edhe për CD. Sot Walkman nuk është ajo marka potente e dikurshme por ndryshimet në jetët tona janë më të prekshme se kurrë më parë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Mbyllja e qeverisë Amerikane, dhjetëra uebsajteve u skadojnë certifikatat e sigurisë

Lajmet e fundit>