Harduer

Pajisja Samsung Galaxy S4: Rrjedh fotografia e parë zyrtare

Publikuar , 04 Janar 2013
0
Pajisja Samsung Galaxy S4: Rrjedh fotografia e parë zyrtare

Samsung Galaxy S IVNë këtë vit të ri po arrijnë fjalë të reja, kurse ato më të interesantet gjithsesi lidhen me pasardhësin e Samsung Galaxy S3.

Kështu sot në Sammobile u shfaq fotografia e parë për të cilën besohet se prezanton pikërisht Samsung Galaxy S4.

Në këtë foto shihet se katërshi e ndjek me dizajn paraardhësin e tij, por ndërkohë ngjan edhe me Galaxy Note 2.

Është interesante se pajisja në fotografi nuk ka buton fizik që do të thotë se do të mbështetet plotësisht në ekran.

Tani për tani nuk mund të konfirmojmë specifikimet e sakta, por besohet se në fund nuk do të ndryshojë shumë nga specifikat e mëposhtme. (PCWorld Albanian)

Procesor Ezynos katër bërthamësh me fuqi 2.0 GHz

GPU T658

Ekran 4.99 inç SuperAMOLED FUL HD 1080p

Kamera e pasme 13 MP

Kamera e përparme 2 MP

Sistemi operativ 4.2.1

LEXO EDHE:  Çmontimi i Galaxy S10, telefoni i vështirë për tu riparuar

Lajmet e fundit>