Harduer

Pajisja Zendock, zgjidhja për kabllot e shumtë të MacBook

Publikuar , 17 Prill 2013
0
Pajisja Zendock, zgjidhja për kabllot e shumtë të MacBook

MacBookTelat e shumtë sjellin rrëmujë dhe jo vetëm që janë shumë të bezdisur për tu menaxhuar, por gjithashtu mund të jenë shumë të rrezikshëm dhe të paparashikueshëm.

ZenDock ka gjetur një zgjidhje për këtë problem kryesisht tek MacBook Pro.

Është zhvilluar nga Zendboxx, një kompani me bazë në San Françisko që është në kërkim të zgjidhjeve për këtë problem dhe për të eleminuar kabllot e shumtë duke i përmbledhur të gjithë në një zgjidhje.

ZendDock Pro është pajisja që është përshtatur për MacBook Pro 13,15,17 inç, ndërsa ZenDock Retina është përshtatur për Retina MacBook Pro 13 dhe 15 inç.

Të dyja versionet mundësojnë aksesimin nëpërmjet portave USB, lexuesve të kartave të flashit dhe hyrjeve të mikrofonit pa ndërprerje, sipas Zenboxx.

Konektorët kanë pjesën e fundme pa këllef dhe baza tip piramide. (PCWorld Albanian)

 

LEXO EDHE:  Laptopët MacBook kanë probleme serioze me tastierat

Tags >

MacBook
Lajmet e fundit>