Harduer

Pajisja ZTE Grand Memo me ekran 5,7 inç

Publikuar , 30 Janar 2013
0
Pajisja ZTE Grand Memo me ekran 5,7 inç

ZTE Grand MemoGara për inç po vazhdon. ZTE kishte planifikuar që këtë pajisje ta prezantonte në konferencën MWC, mirëpo sot e ka bërë këtë gjë duke i’a prezantuar gazetarëve pajisjen e re Grand Memo e cila ka ekran 5,7 inç, ndërsa trashësia e kësaj pajisje është vetëm 8 mm.

Pajisja ka procesor katër bërthamësh Snapdragon S4 Pro me fuqi 1,7 GHz, kamerë 13 MP dhe sistem operativ Android 4.1.2.

Grand Memo ka gjithashtu edhe vendin për kartela memorie MicroSD si dhe sistemin për lehtësimin e të shkruarit së tekstit me një dorë.

Ky është edhe një kontribut në fshirjen e limitit në mes të smartfonëve dhe tabletëve, sepse kohë më parë kemi parë që Huawei ka prezantuar pajisjen e vet 6,1 inç, që është pak nën 7 inç, që deri më tani ishte njëfarë limiti natyral për tabletët.

ZTE me këtë model sigurisht dëshiron ta sulmojë modelin Samsung Galaxy Note 2, por neve na mbetet të presim deri në fillimin e konferencës MWC për detaje më specifike. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Ja fotot e para të shfletuesit Microsoft Edge bazuar në Chrome

Tags >

ZTE
Lajmet e fundit>